Lidhja zvicerane e epilepsisë

Lidhja zvicerane e epilepsisë

Epilepsia është më e përhapur se sa shumëkush mendon.

Pothuajse një në njëqind, që do të thotë rreth 70 mijë njerëz, janë të prekur nga kjo sëmundje në Zvicër – midis tyre, përafërsisht 2100 e kanë shqipen si gjuhë amtare.

Falë medikamenteve, rreth dy të tretat prej tyre, jetojnë pa kriza, ndërsa te një e treta syresh epilepsia trajtohet me vështirësi. Përkundër paragjykimeve të përhapura që prej kohësh, epilepsia është një sëmundje neurologjike dhe jo një sëmundje shpirtërore (mendore); ajo rrallë trashëgohet dhe nuk shprehet gjithmonë me kriza dramatike.

Për herë të parë Lidhja zvicerane e epilepsisë ofron informacione edhe në gjuhën shqipe. Ne duam t’i informojmë të prekurit dhe bashkëfamiljarët e tyre në gjuhën e tyre parësore lidhur me temën e epilepsisë, prandaj kemi përkthyer fillimisht katër fletëpalosje informative. Fletëpalosjet mund të shkarkohen nga web-faqja www.epi.ch dhe secila prej tyre mund të printohet kollaj në 4 faqe A4. Përpos kësaj, brenda Zvicrës, Lidhja e epilepsisë mund t’i dërgojë ato përmes postës, sipas porosisë, falas ose kundrejt një pagese minimale për shpenzimet e rastit.

Video shpjeguese rreth epilepsisë

10 video të shkurtra sqarojnë dhe ilustrojnë tema të rëndësishme rreth sëmundjes së epilepsisë. Filmat janë në dispozicion në dhjetë gjuhë të ndryshme; titrat mund të ndizen ose çaktivizohen përmes cilësimeve.

Fletëpalosjet në gjuhën shqipe

Informacion të mëtejshëm

Video shpjeguese

Video shpjeguese

10 video të shkurtra sqarojnë dhe ilustrojnë tema të rëndësishme rreth sëmundjes së epilepsisë. Filmat janë në dispozicion në dhjetë gjuhë të ndryshme; titrat mund të ndizen ose çaktivizohen përmes cilësimeve.

Film “Ndihma e parë në një sulm epileptik”

Film “Ndihma e parë në një sulm epileptik”

Çfarë duhet të bëni nëse dikush pëson një sulm epileptik. Rosa na mëson në këtë film të shkurtër: Është më e lehtë se sa mendoni.

Koronavirusi dhe epilepsia

Koronavirusi dhe epilepsia

Përgjigjet tona në pyetjet për njerëzit me epilepsi dhe familjarët e tyre mbi koronavirusin dhe sëmundjen Covid-19.

Kalendari i krizave

Kalendari i krizave

Informationen in anderen Sprachen

Informationen in anderen Sprachen

Institucioneve të specializuara

Udhëtoni me epilepsi

Gjeni mjekun shqipfolës

Donacioni

Donacioni

Lidhja e epilepsisë financohet përmes donacionesh; çdo kontribut është i mirëseardhur. Donacioni i juaj ka të drejtën e zbritjes në deklaratën tatimore.

PC 80-5415-8
IBAN CH35 0900 0000 8000 5415 8

Veranstaltungen

19. Juni 2026, 16:45-19:45 Fachveranstaltung in Tschugg