Auftaktbild

Video shpjeguese rreth epilepsisë

Ndihma e parë në një sulm epileptik

Filmi i shkurtër i Lidhjes zvicerane të Epilepsisë

Koronavirusi dhe epilepsia

Përgjigjet tona në pyetjet për njerëzit me epilepsi dhe familjarët e tyre mbi koronavirusin dhe sëmundjen Covid-19.

Epilepsia është më e përhapur se sa shumëkush mendon.

Pothuajse një në njëqind, që do të thotë rreth 70 mijë njerëz, janë të prekur nga kjo sëmundje në Zvicër – midis tyre, përafërsisht 2100 e kanë shqipen si gjuhë amtare.

Falë medikamenteve, rreth dy të tretat prej tyre, jetojnë pa kriza, ndërsa te një e treta syresh epilepsia trajtohet me vështirësi. Përkundër paragjykimeve të përhapura që prej kohësh, epilepsia është një sëmundje neurologjike dhe jo një sëmundje shpirtërore (mendore); ajo rrallë trashëgohet dhe nuk shprehet gjithmonë me kriza dramatike.

Për herë të parë Lidhja zvicerane e epilepsisë ofron informacione edhe në gjuhën shqipe. Ne duam t’i informojmë të prekurit dhe bashkëfamiljarët e tyre në gjuhën e tyre parësore lidhur me temën e epilepsisë, prandaj kemi përkthyer fillimisht katër fletëpalosje informative. Fletëpalosjet mund të shkarkohen nga web-faqja www.epi.ch dhe secila prej tyre mund të printohet kollaj në 4 faqe A4. Përpos kësaj, brenda Zvicrës, Lidhja e epilepsisë mund t’i dërgojë ato përmes postës, sipas porosisë, falas ose kundrejt një pagese minimale për shpenzimet e rastit.

Fletëpalosjet në gjuhën shqipe

Shtatzënia dhe epilepsia

Frikërat shpeshherë janë më të mëdha se sa rreziqet.

Epilepsia dhe aftësia për vozitje

Ngarja e automobilit në Zvicër për epileptikët?

Ndihma e parë në epilepsi

Masat e ndihmës së shpejtë te krizat epileptike

Ç’është epilepsia?

Çfarë janë krizat epileptike dhe epilepsitë?
A do të thotë gjithmonë, që kur dikush pëson një krizë epileptike, e ka epilepsinë?

Epilepsia tek të moshuarit

Marramendje? Boshllëqe në kujtesë? Hutim? Plandosje? – ndoshta është epilepsia.

Informacion të mëtejshëm


Institucioneve të specializuara

Udhëtoni me epilepsi

Gjeni mjekun shqipfolës

Spenden

Donacioni

Lidhja e epilepsisë financohet përmes donacionesh; çdo kontribut është i mirëseardhur. Donacioni i juaj ka të drejtën e zbritjes në deklaratën tatimore.

PC 80-5415-8
IBAN CH35 0900 0000 8000 5415 8

Cover Fachzeitschrift

Lidhja zvicerane e epilepsisë

Hulumton – ndihmon – informon

Epilepsia mund të prekë këdo.

Lidhja e epilepsisë – shumëfish aktive
Lidhja zvicerane e epilepsisë hulumton, ndihmon dhe informon që nga viti 1931. Qëllimi i saj është përmirësimi i qëndrueshëm i përditshmërisë dhe gjendjes së të prekurve nga epilepsia në shoqërinë zvicerane.

Hulumtimi
Ajo nxit zhvillimin e mëtejshëm të shkencës në të gjitha fushat e epilepsisë.

Ndihma
Informacione dhe këshillime në gjermanisht, anglisht dhe frëngjisht:
• për të prekurit dhe familjarët
• për specialistët e fushave nga më të ndryshmet

Informimi
Lidhja e epilepsisë informon dhe sensibilizon opinionin publik si dhe mbështet integrimin social të individëve të prekur nga epilepsia.

Lidhja zvicerane e epilepsisë është një organizatë profesionale aktive në gjithë Zvicrën dhe njëkohësisht ajo është dhe seksioni zviceran i Lidhjes ndërkombëtare të epilepsisë (International League Against Epilepsy ILAE).